Një konflikt i përshkallëzuar mes fqinjëve përfundoi në tragjedi në Itali. Një punëtor 57-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi në San Polo, një fshat i Arezzo. Një 57-vjeçar me origjinë shqiptare dyshohet se ka tentuar të ‘sulmojë’ me buldozer shtëpinë e fqinjit, duke i shkaktuar dëme të rënda strukturore dhe duke dëmtuar disa makina në pronësi të fqinjit, raporton media italiane.
Ky i fundit i ka qëlluar me çifte gjahu duke e lënë të vdekur. 53-vjeçari italian është arrestuar nga policia për vrasje. Ai dyshohet se ka qëlluar nga dritarja e shtëpisë së tij dhe arma ishte me leje.
Mësohet se rreth orës 20:30, moment kur shtetasi shqiptar po ngiste buldozierin dhe po i dëmtonte shtëpinë, të paktën pesë të shtëna janë dëgjuar nga banesa e italianit, 4 prej të cilave përfunduan në trupin e 57-vjeçarit nga Shqipëria.
Arma dhe gëzhojat e gjetura në vendngjarje u sekuestruan si dhe e gjithë zona ku ndodhi ngjarja. Autoriteti gjyqësor ka urdhëruar hetimet mjeko-ligjore të rastit të cilat do të kryhen në ditët në vijim në mjekësinë ligjore të spitalit të Sienës. Në vendngjarje kanë qenë edhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndalur motorin e buldozerit, i cili ka mbetur i ndezur dhe ka detyruar njerëzit të largohen nga banesat e tyre. I arrestuari është dërguar në burgun e Arezzo-s. /Telegrafi/
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...