Ish-kryeministri çek, Andrej Babish është kthyer në gjykatën e Pragës për t’u përballur me fazën finale të procesit ku është i pandehur për korrupsion.
Ai dhe ish-këshilltari i tij akuzohen për krijimin e një skeme për përfitimin e fondeve të BE-së për një fermë dhe një hotel në pronësi të tij.
Prokurorët deklarojnë se ish-kreu i qeverisë e hoqi biznesin nga një kompani aksionere dhe ia shiti aksionet partnerit të tij dhe fëmijëve, në mënyrë që të kualifikohej për fondet.
Babish është kandidat në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe ka mundësi që verdikti i këtij procesi të jepet përpara raundit të parë të votimit, që mbahet më 13 dhe 14 janar./Euronews.al
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...