Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar kolonel Tahir Zemajn në njëzetë vjetorin e vrasjes.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Në njëzetë vjetorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin kujtimi për ta vie si thirrje që vrasja e tyre të zbardhet. Kolonel Zemaj ishte njeriu stoik që me angazhimin e tij la gjurmë të pashlyeshme në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Heroizimi i tij i jep kuptim të sotmes sonë, teksa vepra e tij do të mbetet në kujtesën e brezave që vijnë! /arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1