Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka shprehur një dëshirë për Qeverinë e Kosovës për vitin 2023.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli thotë se dëshira e tij kryesore në ditën e dytë të vitit 2023 është që kryeministri Kurti dhe qeveria e tij, të ndryshojë kurs.
“Sot, në ditën e dytë të vitit 2023, shprehi dëshirën time kryesore: Kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij të ndryshojnë kurs dhe të konsiderojnë vetën e të veprojnë edhe si Kryeministër dhe Qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe, jo si deri më tani si Kryeministër e qeveri vetëm e VV-së. Kosovës i nevojitet unitet gjithëpërfshirës”, shkruan Pacolli./arbresh.info/
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...