Maqedonia e Veriut ka marrë prej ditës së sotme zyrtarisht, për një vit kryesinë e radhës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e cila përfshin 57 shtete nga tre kontinente.
Në një deklaratë për mediat, Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut bëri me dije se Presidenca e OSBE do të përqendrohet tek siguria njerëzore në një periudhë kur rajoni dhe bota po përballen me pasiguri dhe mosqëndrueshmëri.
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani theksoi synimet për ndërmarrjen e misioneve në terren dhe mbështetjen e veprimtarive me qëllim përparimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, teksa vuri në dukje fokusin e Presidencës së OSBE-së për ripërtëritjen e dialogut dhe arritjen e paqes në rajonet e krizës, para së gjithash në kontekstin e agresionit rus ndaj Ukrainës.
Autoritetet në Shkup shpresojnë se kryesimi i kësaj organizate të madhe ndërkombëtare do të ketë ndikim pozitiv për vetë pozitën e Maqedonisë së Veriut në më shumë fusha, përfshirë zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë e përgjithshme./A2CNN/
Ambasadori gjerman nderon viktimat e Masakrës së Reçakut
Ambasadori i Francës bën homazhe në Reçak, shpreh mbështetje...
Rihapja e hapësirës ajrore, kompanitë vazhdojnë të shmangin ...
Kremlini: Trump ka të drejtë, Zelensky po e bllokon paqen
Spiropali pritet nga homologu në Kiev: Shqipëria, mbështetje...
Oda e Infermierëve dënon ashpër sulmin ndaj stafit shëndetës...