Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ‘mbretit’ të futbollit, Pele.
‘Legjenda e futbollit brazilian dhe botëror Pele mbyllë sytë përgjithmonë, për të jetuar përjetë në kujtesën e botës’, shkruan kryedemokrati Sali Berisha.
Pele, i cili fitoi tre Kupa Bote dhe u bë një nga figurat sportive kryesore të shekullit të kaluar, ndërroi jetë të enjten, në moshën 82-vjeçare.
Braziliani i ishte nënshtruar trajtimit për kancerin e zorrës së trashë që nga viti 2021. Ai ishte shtruar në spital muajin e fundit me sëmundje të shumta.
Agjenti i tij, Joe Fraga, konfirmoi vdekjen e mitit të futbollit. /euronews.al
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Bora paralizon Japoninë, 16 viktima dhe kaos në transport