Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për çështjen e barrikadave në veri të cilat është paralajmëruar se do të hiqen sot nga vetë serbët.
Kurti ka thënë se serbët, vetë i vunë barrikadat, e vet i po i heqin ato, ndonëse në pjesën veriore ende nuk ka asnjë lëvizje drejt heqjes së tyre.
“Barrikadat po hiqen, të dielën e thamë që është çështje ditësh është kur do të largohen, edhe më mirë që kjo do të bëhet pa ndërhyrjen e Policisë sonë. Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato, me fjalë të tjera janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten”, tha Kurti.
Rrugët që çojnë në pikat kufitare Kosovë-Serbi në komunat veriore, vazhdojnë të jenë të mbyllura.
Barrikadat në Rudarë ende nuk janë larguar, megjithatë aty raportohet që nuk ka serbë që qëndrojnë afër tendave të vendosura, sikur ditët e kaluara.
Dy kamionë që shërbenin si barrikada tek “Shkëmbi i Dudës” kanë mbetur të djegur në atë pjesë.
Heqjen e barrikadave e ka paralajmëruar mbrëmë në orët e vona, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova. Vuçiq tha se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes.
Ai tha paraprakisht, se janë dhënë garanci se kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave do të plotësoheshin. /RTK/
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...