Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj përmes një shkrimi në facebook thotë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po del në TV si dhe flet nga zyret e tij të ngrohta, ndërsa policët në veri po ngrijnë duke shërbyer.
“Kryeministri i Vetëvendosjes del çdo ditë, me fytyrën “e shqetësuar” për atë që po ndodh në 18 përqind të territorit të Kosovës, ku qytetarët e tij të nacionalitetit serb janë lënë në mëshirën e krimit të organizuar dhe strukturave të Beogradit. Kryeministri i Vetëvendosjes del çdo të dytën ditë dhe u tregon qytetarëve të Kosovës se po pret KFOR-in që të pastrojë rrëmujën që krijoi ai vetë, duke lënë në hije atë që është më e rëndësishme për Kosovën, mbyllja e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë”, ka shkruar Lekaj.
Kryeministri i Vetëvendosjes del vetë dhe askush nga “fmijaçat” e tij nuk guxojnë të hapin gojën, madje as policia. “Madhëria e Tij” flet vetë dhe nuk lejon askënd të hapë gojën, as për të përsëritur atë që thotë ai. Publikut në Kosovë i servohet vetëm fjala e “Naltmadhnisë”.
Po ashtu ai tha se gazetarët sulmohen në veri, në territorin e Kosovës, po Kryeministri i Vetëvendosjes nuk i mbron dot, dhe nuk ka as guximin t’u thotë që nuk i mbron dot, shkruan Lekaj./arbresh.info/
Ja dhe postimi i plotë:
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...