Pas një fillimi të mbarë dhe dy ditëve të suksesshme të vaksinimit në Fushë Kosovë dhe në Obiliq, Podujeva, do të jetë të martën stacioni i radhës i Karvanit të vaksinimit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky aktivitet i organizuar nga MSh dhe IKSHPK, me mbështetjen e OBSh-së, synon të promovojnë vaksinimin kundër COVID-19 dhe kundër Gripit sezonal, si mënyrën më efektive dhe më të dobishme për të parandaluar këto dy sëmundje dhe mbrojtur qytetarët nga format e rënda të tyre.
“Qytetarët e Podujevës do të kenë mundësi të martën që në sheshin e qytetit të marrin vaksinën kundër Gripit sezonal dhe, gjithashtu, dozën bivalente përforcuese kundër COVID-19, në mënyrë specifike kundër të gjitha varianteve të Omicron. Shfrytëzojeni këtë rast, bëjini vetes një dhuratë për festat e fundvitit-Vaksinohu”, thuhet në komunikatë.
Ligj i ri në New York – paralajmërime për përdorimin e...
Si ta ngrohni shpejt motorin e veturës gjatë dimrit – ...
A ka vitamina C efekt të vërtetë në parandalimin dhe trajtim...
Çajrat që ndihmojnë gjatë ftohjes: Si t’i përdorni saktë për...
Kaos në rrugën “Fehmi Agani”, veturat e parkuara në rrugë bl...
Kurti tregon pesë vendimet e para nëse merr mandatin e tretë