Një masakër e vërtetë u regjistrua në Burkina Faso ku 10 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën pasi autobusi me të cilin po udhëtonin shkeli një bombë në anë të rrugës.
Lajmi u komunikua nga qeveria e vendit afrikan.
Minibusi i pasagjerëve po udhëtonte në afërsi të fshatit Bougui kur shkeli mbi minë goditi.
Të plagosurit u dërguan në spitalin e Fada N’Gourma, qyteti kryesor në lindje të vendit, ndërkohë që autoritetet po punojnë për gjetjen e autorëve.
Burkina Faso dhe fqinjët e saj janë përballur me sulme xhihadiste që nga viti 2013.
Kriza ka vrarë mijëra njerëz dhe ka zhvendosur më shumë se 2 milionë.
Ushtria mori pushtetin në Burkina Faso janarin e kaluar, duke premtuar një fund të sulmeve, por dhuna vazhdon ende./A2/
Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse
Sot nafta një cent më shtrenjtë
Vodhi varëse ari në vlerë prej 12 mijë euro, arrestohet 17-v...
Haxhiu në përkujtim të Masakrës në Studime: Për 2 orë, u vra...
“S’harrojmë, s’falim dhe s’heqim dorë nga drejtësia”, Osmani...
Vdes nëna e dëshmorit Xheladin Xheladini