Policia është në kërkim të një personi të armatosur pasi një grua u qëllua për vdekje në një pijetore në Merseyside të Britanisë së Madhe në prag të Krishtlindjeve.
Tre burra të tjerë janë duke marrë trajtim mjekësor pasi kanë pësuar lëndime, të shtunën.
Një numër i personave të tjerë u plagosën gjithashtu, shtoi policia.
Oficerët po bëjnë apel për informacione pasi personi i armatosur u largua me një automjet të errët, që besohet të jetë një Mercedes.
Policia e Merseyside tha se gruaja vdiq pasi u dërgua me urgjencë në spital pas të shtënave.
Në një deklaratë, të lëshuar nga pijetorja “The Lighthouse” thanë se janë të tronditur nga ngjarja që e cilësuan si një tragjedi, shkruan BBC
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...
Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një ‘sulm të ri mas...
Moti në Shqipëri me reshje shiu intensive, erë dhe dëborë