Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët katolik për Krishtlindje.
Osmani tha se kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës.
“Kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës. Uroj të gjithë besimtarët e krishterë që në këtë ditë ta rrisin shpresën e t`i hapin zemrat. Në shtëpinë e secilit të mbizotërojë shëndeti, lumturia e paqja! Të jemi solidarë, të reflektojmë harmoni e të festojmë bashkë! Për shumë mote, Gëzuar!”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Kisha Katolike në Kosovë, përkatësisht Dioqeza Prizren-Prishtinë, sot nga ora 18:00 do të organizojë pritjen solemne me rastin e Festës së Krishtlindjes. Ndërsa, në orën 24:00 mbahet mesha solemne e Krishtlindjes e udhëhequr nga ipeshkvi Dodë Gjergji në Katedralen Shën Nënë Tereza./arbresh.info/
UEFA sqaron pse nuk u dha penallti në rastin e Ezes
Barcelona në ndjekje të talentit të PSG-së
Begaj në 75-vjetorin e Aviacionit Ushtarak: Nga transformimi...
Thellohen përplasjet mes SHBA-së dhe Gjermanisë
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
Tetë të lënduar në një aksident në Gllarevë