Gjatë një interviste të dhënë për Jamie Carragher të hënën në mbrëmje në emisionin “Monday Night Football” në ‘Sky Sport’ trajneri i Arsenalit ka zbuluar se çfarë fshihet pas formës të mirë të Granit Xhakës.
“Në fillim të sezonit u paraqit më në formë se kurrë. Ai ishte i vetëdijshëm se duhet të ndryshonim diçka nëse donim që Arsenali të rriste nivelin në fushë”, shpjegoi 40-vjeçari.
Kur mori drejtimin e skuadrës Arteta, Xhaka ishte në listën e lojtarëve për tu larguar nga klubi ndërkohë që tani ai është kthyer në pikën e fortë të “Topçinjve”, të cilët këtë vit po rivalizojnë për titullin kampion me City-n.
“Skuadra kishte shumë nevojë për cilësitë e Xhakës dhe ne ndihmuam lojtarin që të jepte edhe më shumë duke i caktuar një pozicion të ri në fushë. Ai tani po luan pak metra më afër portës kundërshtare në këtë mënyrë kontrollon më mirë lojën si dhe tenton më shumë goditje në kuadrat”, tha Arteta.
Trajneri i Arsenalit mes të tjerash shpjegoi përse konsideron Xhakën si një lojtar të veçantë.
“Ai është gati të thyej mure për ne, të gjithë ne kemi besim tek ai. Mund të them me plot gojën se stafi drejtues i Arsenalit pret që të gjithë lojtarët të kenë të njëjtën sjellje si të Xhakës”, pohoi Arteta.
Benita: Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë një mashkull s...
PSG kompleton transferimin e Dro Fernández
Shtatë të vdekur dhe një i plagosur nga rrëzimi i një avioni...
I pari i Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës zbulon...
Hoti s’ka votë për Vjosa Osmanin, për “propozimet e tjera” t...
Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i ...