Amir Rrahmani ka lënë mbrapa lëndimin dhe është rikthyer në stërvitje me Napolin.
Kapiteni i Kosovës kishte mbetur jashtë fushave të blerta që nga 9 tetori i këtij viti kur luhej ndeshja ndaj Cremoneses dhe Rrahmani u largua tetë minuta para fundit të ndeshjes.
Që nga ajo kohë Rrahmani ka humbur gjashtë ndeshje në Serie A dhe tre të tjera në Ligën e Kampionëve.
Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti është gëzuar tanimë, pasi Rrahmani është rikthyer në fushë për të stërvitur.
Ai pritet të jetë së paku në bankën rezervë në sfidën e 4 janarit ndaj Interit.
28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje me Napolin, tetë në kampionat dhe tre të tjera në Ligën e Kampionëve.
Çmimet e biletave të Botërorit rrezikojnë të dalin jashtë ko...
Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një të moshuari t...
Stephan Lichtsteiner do të jetë trajneri i FC Basel
Fjala e plotë e Ramës në parlamentin izraelit
Familjarët e të ndaluarve në Prizren u ankuan në KMDLNJ për ...
Keijsi me fjalor të papërshtatshëm ndaj Stenaldos – kr...