Votohet Ligji për Pagat e Zyrtarëve Publik

15:02 | 22 Dhjetor 2022
A Z

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Pro këtij projektligji kanë votuar 63 deputetë.

“63 deputetë kanë votuar, asnjë kundër, asnjë abstenim, kalon Projektligji për Pagat në Sektorin Publik”, tha Kryeparlamentari Konjufca.

Në momentin e votimit, në sallë ishin 85 deputetë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale