Georgina Rodriguez ka dhënë një intervistë për Elle, duke bërë një bilanc të vitit që mbyllet pas pak ditësh.
Personazhi kryesor i intervistës së dhënë për edicionin spanjoll të revistës ishte sigurisht partneri i saj i jetës, Cristiano Ronaldo, për të cilën ajo thotë vetëm fjalë të mira.
“Unë dhe Cristiano u dashuruam me shikim të parë, kur e pashë për herë të parë ndjeva sikur koha ndaloi. Nuk kam parë kurrë një burrë kaq të pashëm, kaq të vëmendshëm. Ai është njeriu më i pashëm që sytë e mi kanë parë ndonjëherë. Dhe po, unë jam e dashura e futbollistit më të mirë në botë, por nuk është e nevojshme që njerëzit, dhe shumë gra, ta përdorin atë në një mënyrë nënçmuese”, vuri në dukje ajo për Cristianon.”
Kur u takuan, Ronaldo po luante për Real Madridin dhe ajo ishte një shitëse në kryeqytetin spanjoll. Siç e pranon 28-vjeçarja, kjo lidhje i ndryshoi jetën: “Natyrisht që lidhja ime me të më lejoi të realizoja shumë nga ëndrrat e mia, por gjithmonë, para dhe pasi u njohëm, kam të njëjtin pasion për gjithçka që bëj. Si modele, si pastruese dhe si shitëse”, është shprehur ajo.
Parashikimi i motit për sot
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...