Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Prishtinës, Plator Gërdovci ka njoftuar se së shpejti Prishtina do të bëhet me një Therrtore moderne të kafshëve.
Ai përmes një shkrimi në faqen e tij Facebook, është shprehur i lumtur se po përfundon koha e therjes së kafshëve në rrugë, pa kurrfarë standardi.
“Projekti për Thertoren e Prishtinës po fillon të jetësohet. Po i afrohemi fundvitit me një super lajm për Kryeqytetin. Sot publikuam thirrjen për realizimin e Thertores të Prishtinës. Jam i lumtur që po i vie fundi shqetësimeve shumë-vjeçare të qytetarëve të Prishtinës rreth cilësisë së mishit dhe produkteve të tij. Gjithashtu po përfundon edhe koha e therjes së kafshëve në rrugë, pa kurrfarë standardi”, shkruan Gërdovci.
Poashtu ai ka falënderuar Shoqatën “Jetimët e Ballkanit”, e cila e ka dhuruar si donacion projektin modern të Thertores së kryeqytetit.
“Projekti për ndërtimin e Thertores Publike do t’i plotësoj të gjitha kushtet higjieno-sanitare për sigurimin e mishit dhe produkteve të mishit për qytetarët e Prishtinës. Prioriteti ynë është mbrojtja e shëndetit publik dhe garantimi i sigurisë dhe cilësisë së ushqimit. Një falënderim i madh për Shoqatën “Jetimët e Ballkanit”, e cila e ka dhuruar si donacion këtë projekt modern të thertores së kryeqytetit. Me këtë nismë po e zgjidhim një problem të kamotshëm që me shumë të drejtë i ka brengosur bashkëqytetarët tanë”, ka shkruar Gërdovci./arbresh.info


Loftus-Cheek poston foto me dhëmbët që i mungojnë, pas përpl...
Përfundon marrja në pyetje, Artan Grubi del nga Prokuroria
Në Hagë nis gjykimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi
Për të tretën ditë me radhë, studentët iranianë protestojnë ...
Kusari-Lila: Austria mbetet një ndër partnerët seriozë të Ko...
Sipas Bild, dy gjigantët spanjoll janë vënë pas Rodrit