Kurti: Heqja e barrikadave mund të shkaktojë viktima

09:53 | 20 Dhjetor 2022
A Z

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Duke folur për “TheGuradian”, Kurti tha se serbët kanë vendosur barrikada të shumtë për më shumë se një javë, duke penguar kështu lëvizjen e lirë të autoriteteve kosovare, pavarësisht thirrjeve të SHBA-së dhe BE-së për largimin e këtyre blloqeve ilegale të rrugëve.

Kurti tha se këto barrikada nuk mund të lejohen edhe shumë gjatë.

Ai theksoi se KFOR-i është njoftuar në lidhje me këto zhvillime, por se nuk mund të presin edhe shumë gjatë për t’i larguar ato.

“Shqetësimi ynë [është] se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat. Dhe kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t’u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe se paqja e siguria do të jenë të qëndrueshme. Megjithatë, këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë nuk mund ta lejojmë përjetë. Pra, po, kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë”, ka thënë Kurti.

Po ashtu ai theksoi se “BE dhe SHBA pajtohen që barrikadat duhet të hiqen. Pora ta janë gjithashtu të shqetësuar se si kjo mund të përdoret dhe të abuzohet nga Beogradi”.

“Mendoj se shqetësimi i partnerëve dhe miqve tanë perëndimorë janë lidhjet e Beogadit me Moskën. Nuk e dimë se si mund të vihen në funksion në rast të rritjes së tensioneve”.