Të hënën është arrestuar një person në Gjakovë për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve
Stacioni Policor në Gjakovë, derisa iu kishin përgjigjur dhe ishin duke hetuar një rast për dhunë në familje, në vendngjarje në posedim të të dyshuarit N. N., mashkull i lindur në vitin 1951, kishin gjetur një pistoletë me një karikator dhe 15 copë fishekë të cilat i dyshuari i posedonte në mënyrë të paautorizuar.
“Arma dhe municioni janë konfiskuar si prova materiale, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”./arbresh.info/

KQZ: Nesër mbyllet afati për aplikim për akreditimin e vëzhg...
BE-ja miraton kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Komisioni për Persona të Zhdukur sot flet rreth gërmimeve pë...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...