Një kolonë ushtarake e KFOR-it me automjete të rënda është parë duke shkuar në drejtim të Mitrovicës së Veriut.
Kolonën po e shoqëron nga lart një helikopter i misionit paqeruajtës të NATO-s.
Sipas videove automjetet u panë në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.
KFOR-i aktualisht është duke e monitoruar situatën në veri, ku të dielën në anën serbe të kufirit pranë Jarinjës disa serbë u mblodhën duke protestuar.
Në një moment, protestuesit ia mësynë për ta kaluar kufirin, por u penguan nga policët. Ata kanë insistuar për pak që t’i afroheshin pikës kufitare, andej së cilës po qëndronin trupa të KFOR-it.
KFOR-i nuk e ka përjashtuar mundësinë që aty të ketë pasur edhe grupe të organizuara kriminale.
“Sot, pas koordinimit aktiv me të gjitha palët, Forca e Kosovës – KFOR-i, Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje ka shtuar praninë e saj në Jarinjë për arsye parandaluese të sigurisë. Kjo rritje vjen si pasojë e prezencës së mundshme të grupeve të organizuara kriminale brenda protestuesve”, u tha në një komunikatë.
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka njoftuar të dielën se ditët në vijim do t’i nisë stërvitjet ushtarake pranë bazës në Novosellë.
Kështu, KFOR-i synon të përgatitet për të reaguar ndaj krizave. Sipas komunikatës së lëshuar, në këto stërvitje do të përdoren automjete të rënda ushtarake dhe helikopterë./express
Aksioni i Antidrogës në Suharekë: Tre të arrestuar, konfisko...
Benita e ashpër me Albën: Je shembulli më i keq për vajzat e...
Kërkohet rritja e tarifave të rrymës, ZRRE thotë se do të ap...
“Dallaveret” me vota në Prizren, ndalohen për 48 orë pesë të...
Rama: Nga Biblioteka Kombëtare te Pallati i Sportit, projekt...
Shpërthen Mbappe: S’është e denjë për një skuadër që synon C...