​Ministri Mehaj nuk jep detaje për blerjen e armatimit ushtarak

11:55 | 19 Dhjetor 2022
A Z

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehajuke raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me ministrinë që ai udhëheq dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Mehaj, gjatë raportimit të tij, ka thënë se synim i Ministrisë së Mbrojtjes është anëtarësimi i FSK-së në NATO.

Tutje ka theksuar se gjatë vitit 2022 janë rekrutuar 840 ushtarë të rinj, ndërsa gjatë këtyre muajve në total janë rekrutuar 1,230 ushtarë që është dyfishi i vitit 2020 dhe 2019.

“Synimi i yni është anëtarësimi në NATO dhe ofrimi i kontributit si shtet në sigurinë e rajonit por edhe më e gjerë, me pjesëmarrje në misione ndërkombëtare”, tha Mehaj.

Gjatë raportimit Mehaj refuzoi të jap shifra për blerje të armatimit ushtarak në prani të mediave. /arbresh.info/