Prizrenasi i gjen 850 euro, i dorëzon në polici

11:18 | 19 Dhjetor 2022
A Z

Të dielën një qytetar i cili është menaxher i autolarjes vetë shërbyese në Prizren, ka gjetur një kuletë me dokumente dhe para, gjithsej 850 euro.

Qytetari parat e gjetura bashkë me dokumente i ka dorëzuar në polici.

“Në bazë të dokumenteve është identifikuar qytetari që i ka humbur parat dhe është ftuar në stacion, pas përfundimit të procedurave administrative të njëjti i janë kthyer parat. Policia falënderon qytetarin në fjalë, ky rast nuk është rasti i vetëm që qytetarët kthejnë gjësendet e gjetura”, thuhet në njoftimin e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale