Mehaj për diplomimin e oficerëve të FSK-së në Gjermani: Ambasadorë të identitetit tonë

12:06 | 18 Dhjetor 2022
A Z

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se Agon Berisha dhe Uran Jahiri kanë diplomuar me sukses të lartë në Akademinë Ushtarake në Gjermani.

Poashtu, Art Sahiti me sukses të lartë e ka përfunduar kursin e karrierës për komandant kompanie dhe është avancuar në “Kapiten”.

Postimi i plotë:

Shtohet edhe më tej kuadri i oficerëve profesionist të Ushtrisë sonë

Pas studimeve intenzive në Akademinë Ushtarake në Gjermani, diplomojnë me sukses të lartë , Agon Berisha me specializim në fushën e IT ushtarake si dhe Uran Jahiri me specializim në fushën e logjistikës.

Gjithashtu, edhe oficeri Art Sahiti me sukses të lartë ka përfunduar kursin e karrierës për Komandant Kompanie dhe është avancuar në gradën Kapiten.

Mirënjohje e lartë për Republikën e Gjermanisë dhe shumë urime oficerëve tanë që me sukseset e tyre janë ambasadorët dinjitoz të identitetit tonë shtetëror e ushtarakë!

Shpërndaje në rrjete sociale