Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Papa Françeskun në 86 vjetorin e tij të lindjes.
Ai përmes një postimi në Facebook, kërkoi nga Papa Françesku mbështetjen e shtetit të Vatikanit për pavarësinë e Kosovës.
“Urime për 86 – vjetorin e lindjes, At i Shenjtë, Papa Françesku! Urimet më të mira, shëndet dhe lumturi me këtë rast të veçantë! At i Shenjtë, në këtë ditë gëzimi, ju lutemi që ta njihni sa më parë Republikën e Kosovës, për t’i hapur edhe më shumë rrugë përparimit tonë. Ende i kam të freskëta kujtimet e takimit me Ju, mesazhet për popullin e Kosovës, zhvillimin dhe mirëqenien e tij”, ka shkruar Haradinaj. /arbresh.info/
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...