Tre krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti sot kanë nëshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kryeparlamentari Konjufca tha se sot janë mbledhur për një ditë të rëndësishme për Kosovën, duke thënë se anëtarësimi në BE është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin.
“Respektimi i të drejtave të njeriut, barazia, konkurrenca e ndershme, lëvizja e lirë janë në thelbin e saj, një Union që e stimulon rritjen ekonomike dhe mirëqenien e tyre. Ky është hapi parë zyrtar në rrugën e anëtarësim të Kosovës drejt BE-së, një rrugë e gjatë dhe aspak e lehtë”.
Konjufca tha se “ne meritojmë të bëhemi vend kandidat dhe ta fillojmë rrugëtimin tonë për BE”. Ai po ashtu shtoi se kjo është një fazë që synojnë ta arrijnë në një kohë sa më të shpejtë.
Kryeparlamentari iu bëri thirrje institucioneve të BE-së që ta pranojnë aplikimin e Kosovës dhe ta përkrahin atë.
“Për këtë arsye e ftojmë Parlamentin Europian, Komisioni Europian dhe Këshillin e BE-së që ta demonstrojnë përkushtimin dhe përkrahjen e tyre ndaj Kosovës, duke e miratuar unanimisht kërkesën e Kosovës për anëtarësim dhe të na inkurajojnë të gjithëve për t’i marrë reformat për përparimin e Kosovës, që e kanë kuptimin e interesit për qytetarët dhe jo për politikanët. Ta forcojmë sigurinë ne Evropë”. /arbresh.info/
lexo edhe:
Krerët e shtetit nënshkruajnë aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian: Ditë historike
Krerët e shtetit nënshkruajnë aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian: Ditë historike
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali
Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të ...