Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ka realizuar 47 projekte për zhvillimin e fshatrave dhe 23 projekte për zhvillimin e zonave me nevoja specifike zhvillimore, në vlerë të përgjithshme prej 230 milionë denarë, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov në tryezën e delegacionit të BE-së organizuar nga ambasada italiane në vend.
“Problemi i zbrazjes së vendbanimeve rurale apo shpopullimit të tyre është i pranishëm në vendin tonë prej dekadash. Fillimisht si pasojë e emigrimit fshat-qytet, e tani edhe më shumë si pasojë e imigrimit të të rinjve jashtë vendit. Rezultatet e fundit të regjistrimit treguan se numri i popullsisë po zvogëlohet, që do të thotë se po humbasim resursin më të rëndësishëm në vend, atë njerëzor”, shtoi ai.
Penov theksoi se komuna më e vogël, Zërnovci, ka vetëm 2.086 banorë, ndërsa më e madhja Kumanova që ka gati 100 mijë banorë. Këto janë dallime të mëdha që tregojnë për kapacitetet e ndryshme zhvillimore të komunave.
“Debate të tilla tematike janë me përfitim të madh, sidomos kur nxiten nga vendet anëtare të BE-së. Ne po përpiqemi të sigurojmë kushte elementare për jetë, por kjo nuk mjafton për të nxitur një zhvillim më serioz. Në politikën e zhvillimit rajonal të BE-së, gjithnjë e më shumë theksi vihet në zhvillimin e bërthamave urbane, të cilat do të kenë fuqi të tërheqin zhvillimin e vendbanimeve përreth”, theksoi Penov.
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...