Dalic: Arritja edhe e një finale tjetër do të ishte momenti më i madh

09:06 | 13 Dhjetor 2022
K.B

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka thënë se arritja e një finale tjetër e Botërorit do të ishte do të ishte momenti më i madh i të gjitha kohërave.

Argjentina dhe Kroacia ndeshen në gjysmëfinale të Botërorit “Qatar 2022”.

“Unë jam optimist nga natyra, u besoj lojtarëve të mi, ata kanë karakter të madh dhe pa këtë nuk do të arrinim në gjysmëfinale. Është një ndeshje e shkëlqyer për të dyja vendet. Aksionet janë të larta, askush nuk do ta kursejë veten. Pres një ndeshje solide, dinamike dhe të ndershme. Nuk do të përshtatemi me stilin e tyre të lojës, kundër Holandës pati shumë duele dhe situata të ashpra: absolutisht duam ta shmangim dhe shpresojmë që arbitri të ketë kontroll të mirë të ndeshjes”, ka thënë trajneri kroat. “Të jesh në mesin e katër skuadrave më të mira në botë është një arritje e jashtëzakonshme, por ne duam më shumë: arritja në një tjetër finale do të ishte momenti më i madh i të gjitha kohërave për kombëtaren tonë”.

Shpërndaje në rrjete sociale