Scaloni flet për ndeshjen me Kroacinë: Punojmë për të ditur ku t`i sulmojmë

08:55 | 13 Dhjetor 2022
K.B

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka thënë se ka studiuar lojën e Kroacisë dhe ekipi i tij do të përpiqet ta godasë në pikat e dobëta.

Argjentina dhe Kroacia ndeshen në gjysmëfinale të Botërorit “Qatar 2022″.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, sepse Kroacia luan si një ekip i vërtetë dhe gjithashtu ka lojtarë të mrekullueshëm. Nesër shpresojmë të japim gjithçka siç bëjmë gjithmonë, ne kemi mënyrën tonë të lojës, përveç faktit që duhet të kemi parasysh se si luan kundërshtari. Nëse bëjmë gjërat që duhet të bëjmë, rruga do të jetë më e lehtë për të arritur objektivin”, ka thënë Scaloni. “Ne e kemi vëzhguar shumë Kroacinë, të cilët i kanë vështirësuar gjërat për shumë skuadra. Ne punojmë për të ditur se ku mund t’i sulmojmë dhe t’i lëndojmë”.

Shpërndaje në rrjete sociale