Kombëtarja e Francës është në siklet të madh, para gjysmëfinales ndaj Marokut.
Franca synon biletën për në finalen e Kupës së Botës, por duhet të kalojë sfidën e quajtur Marok.
Në stërvitjet para kësaj ndeshje, dy lojtarë i kanë munguar skuadrës. Upamecano dhe Aurelien Tchouameni janë dyshja që s’participuan dot në stërvitje.
Dyshja kanë ndjerë disa shqetësime dhe kjo shtynë stafin teknik të frikësohen se mos mungojnë në gjysmëfinale.
Tchouameni ishte lojtar kyç në këtë rrugëtim të Francës, si shtyllë kryesore e mesfushës.
Lojtari i Real Madrid ishte golashënues në çerekfinale, ku shënoi nga jashtë zonës.
Mbetet të shihet nëse dy lojtarët do të arrijnë të rikuperohen në kohë dhe të kontribuojnë ndaj Marokut.
Bie fasada e një ndërtese në Fushë Kosovë, lëndohet një pers...
Roma dhe Milan ndajnë pikët në derbin e javës
IHMK: Reshje intenzive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e pa...
Spalletti: Juventusit i duhet një sulmues i ri, Yildiz është...
19-vjeçarja nga Kosova mahnit në skenën e “The Voice of Finl...
Zelensky thotë se dokumenti i garancive të sigurisë nga SHBA...