Moti sot në Maqedoni të Veriut

08:12 | 13 Dhjetor 2022
A. B.

Moti sot në Maqedoni të Veriut me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë, pasdite me periudha dielli. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 2 deri në 10 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme i ftohtë dhe me erë të dobët nga drejtimi verior, Temperatura minimale do të ulet në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11 gradë Celsius.

Shpërndaje në rrjete sociale