Filippo Inzaghi, ish-sulmuesi i famshëm italian për instiktin vrasës brenda zonës, deklaroi se e kupton momentin që po kalon Cristiano Ronaldo, duke iu referuar ngjarjeve të fundit dhe reagimin e “yllit” portugez, sidomos pas eliminimit të Portugalisë.
“Për ne është gjithmonë e vështirë ta pranojmë fundin e karrierës sonë. Asnjëherë nuk e di se çfarë të pret më pas, sepse ajo që bën të jep ndjenja që është e vështirë t’i rikuperosh”, tha Pipo duke folur për “Sky Sports Italia”.
Trajneri aktual i Regginas në Serinë B italiane, argumenton se për çdo trajner është e vështirë të menaxhojë situata si ajo e portugezit.
“Askush nuk e di se çfarë po kalon në kokën e tij, por nuk është e lehtë për një trajner të përballet me një situatë si kjo. Për fatin tim, më detyruan të ndalem, por disa lojtarë e meritojnë ta përfundojnë karrierën në një nivel të lartë”, përfundon Inzaghi.
Bie fasada e një ndërtese në Fushë Kosovë, lëndohet një pers...
Roma dhe Milan ndajnë pikët në derbin e javës
IHMK: Reshje intenzive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e pa...
Spalletti: Juventusit i duhet një sulmues i ri, Yildiz është...
19-vjeçarja nga Kosova mahnit në skenën e “The Voice of Finl...
Zelensky thotë se dokumenti i garancive të sigurisë nga SHBA...