Mesfushori Sofyan Amrabat ka thënë se ndihet shumë krenar pas fitores ndaj Portugalisë dhe kalimit në gjysmëfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Përfaqësuesja e Marokut ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Portugalisë në ndeshjen çerekfinale dhe ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e madhe të garës.
Kjo fitore e ka bërë krenar njërin nga lojtarët më të mirë të Marokut në këtë botëror, Amrabat, i cili mendon se përfaqësuesja e tij e meritoi plotësisht fitoren, shkruan telegrafi.
“Është vërtetë, vërtetë, vërtetë e pabesueshme. Jam shumë krenar. Ne e merituam 100 për qind”, ka thënë fillimisht Amrabat pas ndeshjes.
“Ne vetëm kemi luftuar dhe kemi luajtur me zemër për vendin tonë dhe për njerëzit tanë”.
“Ne patëm disa lëndime dhe me vetëm tre mbrojtës arritëm të mbrohemi, ky është respekt i madh. Respekt i madh për të gjithë – për tifozët, për trajnerin, për të gjithë”, përfundoi mesfushori maroken.
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG