Policia gjermane njoftoi se i kishte dhënë fund një situate pengmarrjeje në një qendër tregtare në pjesën historike të qytetit të Dresdenit të shtunën.
Forcat e sigurisë evakuuan qendrën tregtare si dhe mbyllën tregun e famshëm të Krishtlindjeve ‘Striezelmarkt’.
Policia njoftoi në Twitter se gjithçka tashmë ishte nën kontroll duke shtuar se “dy persona, pas asnjë dëmtim fizik, ishin tashmë nën kujdesin e saj”.
Autoritetet nuk dhanë detaje mbi personin që dyshohet të jetë autor i ngjarjes.
Duke iu referuar burime policore, faqja informative TAG24, njoftoi më herët se pengmarrja në qendrën tregtare ‘Altmarkt-Galerie’ lidhej me një shtetas gjerman, 40 vjeç, i cili besohej se kishte vrarë fillimisht nënën e tij 62-vjeçare, që jetonte në një apartament në lagjen Prohlis të Dresdenit, në juglindje të qendrës së qytetit.
Po sipas TAG24, policia nuk kishte pranuar të jepte hollësi të mëtejshme mbi dinamikën e ngjarjes./voa/
Lushaku-Sadriu: Albin Kurti deshti me e përmbys rendin kusht...
PDK mbledh urgjentisht degët, thotë se po mobilizohet për mb...
Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...