Ju kujtohet grupi i hakerëve keqdashës Lizard Squad që rrëzoi sistemin e PlayStation Network dhe Xbox Live gjatë Krishtlindjeve të kaluara përmes sulmeve DDoS?
Sulmet e tilla shkaktuan shumë probleme për gjigantin Sony dhe Microsoft, por siç duket ju nuk do të jeni në gjendje të luani në Xbox apo Play Station as në këto Krishtlindje, shkruan arbresh.info. Një grup i ri i hakerëve kanë kërcënuar me sulme të tilla për të rrëzuar sërish Xbox Live dhe PlayStation gjatë Krishtlindjeve.
Në një seri postimesh, një grup i madh i hakerëve DDoS që quajnë vetën “Phantom Grup” njoftuan që ata do të ndërprerjen rrjetet e Xbox Live dhe PlayStation përmes sulmeve DDoS.
Ky sulm mund të ndalojë shumë admirues të lojërave në mbarë botën të shijojnë ofertat dhe dhuratat e reja për Krishtlindje në lojërat online./arbresh.info
Kosovare Asllani: Vendosmëria dhe agresiviteti janë çelësi i...
Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese: Deputetët e kanë shk...
Artin Gashi vazhdon me Yllin
Nesër temperaturat deri në 23 gradë Celsius
Parisi “pa meshirë” ndaj Realit, vjen edhe goli ...
Mbi 3 mijë e 600 nënshkrime kundër urave të reja në Mitrovic...