Shefi i stafit të Presidentes Osmani, Blerim Vela, ka paralajmëruar për kërcënime të mundshme të Serbisë ndaj Kosovës, referuar deklaratës së fundit të drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.
Në deklaratën e tij, Petkoviç tha se Serbia po shqyrton mundësinë e dërgimit të forcave paramilitare të tyre në Kosovë, e që sipas Velës, ky paraqet kërcënim të hapur nga Serbia.
“Regjimi i Serbisë po kalon nga veprimet e fshehta të dhunshme të strukturave të saj ilegale në Kosovë, në kërcënimin e hapur për të përdorur forcat paramilitare për të kryer agresion kundër Kosovës. Sipas parimeve të Rusisë, ky është një kërcënim flagrant për ta rrezikuar paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë”, shkroi Vela në Twitter.
?#Serbia’s regime is moving from covert violent actions of its illegal structures in #Kosovo to overt threat to use pol-mil forces to conduct aggression against Kosovo.
As per #Russia’s playbook, this is a blatant threat to endanger peace & stability in ?? and the wider region. pic.twitter.com/UGbsh0hm6v
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 8, 2022
Eskalon konflikti në Sarandë, plagoset me thikë një person
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...