Virusi sincicial i frymëmarrjes “vërshon” spitalet me pacientë të moshës së vegjël. Objektet spitalore tashmë janë të mbipopulluara, si në Spitalin “Kozle”, ashtu edhe në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup. Simptomat më karakteristike janë kollitja, rrjedhja e hundëve dhe teshtitja. Foshnjat janë më të prekurit nga virusi respirator, tha për “TV21” pediatri Fitim Rexhepi.
“Është virus që më së shumti infekton foshnjat nga muaji i dytë deri në muajin e gjashtë apo të tetë. Prek pjesën e poshtme të rrugëve të frymëmarrjes duke shkaktuar kollitje, sekrecione nazale dhe teshtitje dhe në format më të rënda kemi vështirësi në frymëmarrje. Spitalet e fëmijëve, si në Shkup ashtu edhe në Tetovë, janë plot me fëmijë me të njëjtat simptoma. Kryesisht bartja e këtij virusi bëhet përmes ajrit, kollitja, teshtitja, sekrecionet e rrugëve të frymëmarrjes, si dhe mbajtja e maskave që ishte gjatë pandemisë, mund të jetë edhe masë mbrojtëse për këtë virus”, thotë Fitim Rexhepi.
“Për të parandaluar përhapjen, nëse vëreni simptoma edhe më të lehta, mos i dërgoni fëmijët në çerdhe apo shkolla”, thotë Rexhepi.
Si masë parandaluese ai rekomandon konsumimin e më shumë lëngjeve dhe vitaminave.
“Mos shkuarja në shkollë nëse kemi fëmijë të sëmurë, për të mos infektuar të tjerët, ushqimi i mjaftueshëm me vitamina dhe konsumimi i lëngjeve, trajtimi mbështetës me antipiretikë, ajrimi i mirë i hapësirave, temperatura optimale ose ngrohja e mirë, do të ndikonte pozitivisht në parandalimin e virusit”, thotë Fitim Rexhepi./Telegrafi/
SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuz...
Kosova dhe Shqipëria cilësohen si vende “pjesërisht të lira”...
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para G...
“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese...
Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë