Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar sot ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic.
Mehaj përmes një shkrimi në facebook tha se ky takim është bërë me qëllim të thellimit e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
“Me këtë rast, ambasadorja Barisic më ritheksoi se Kroacia si një vend mik i Kosovës, sikur edhe deri më tash, do të vazhdojë të ndihmojë dhe mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në të gjitha fushat dhe komponentët e tyre në mënyrë që të përmbushë me sukses të plotë synimet e tyre” shkroi Mehaj
Në anën tjetër, Mehaj e falendëroi ambasadoren kroate për bashkëpunimin dhe përkrahjen ndaj FSK-së dhe Kosovës në përgjithësi.
“Nga diskutimi i sotëm u pajtuam që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral në funksion të integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes për ofrimin e kontributit për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë” përfundoi Mehaj./arbresh.info/
Ja dhe njoftimi i plotë i Mehaj:
Aksioni humanitar i Fondacionit Behgjet Pacolli po vazhdon n...
Revolucion i madh te Interi, rrezikojnë largimi disa nga yje...
Agjencia e Ushqimit ndalon importin e mbi 20 mijë kg koncent...
Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025