Avokati Arianit Koci ka publikuar në Facebook disa nga mesazhet kërcënuese që ka marrë aktivistja Zana Avdiu pas deklaratave për veprimin e Granit Xhakës në Botërorin 2022, në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë.
Disa nga kërcënimet që ka pranuar Avdiu në rrjetet sociale janë të rënda e të rrezikshme, ku aktivistja kanoset me jetë për deklaratat e saj.
Njëri nga personat që i ka shkruar Avdiut, e ka kërcënuar atë duke i thënë se “kam met t’qu bashk me hamiden natan”, duke aluduar kështu në gruan shtatzënë që u vra në oborrin e QKUK-së disa ditë më parë.
“”Kam met t’qu bashk me hamiden natan” ose “… t’shkon jeta pr lesh” – janë vetëm dy prej shumë kërcënimeve që po i merr Zana Avdiu. Hamidja, siç e dini është gruaja shtatëzënë, që u vra mizorisht nga burri i saj. Ka edhe kërcënime tjera të rënda – me dhjetëra sosh, ku përdorët edhe gjuha eksplicite. Gjuhë e flliqt”, shkruan fillimisht Koci.
Avokati Koci ka thënë se kërcënimet e tilla janë të papranueshme.
“Mund edhe të mos pajtohemi me Zanën, por kërcënimet e tilla, janë të papranueshme në një shoqëri të civilizuar. Në anën tjetër, kërcënimi publik dhe fyerja, e stimulojnë kërcënimin edhe më të madh”, ka shkruar Koci.
Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Ko...
Labinoti: Edhe pse kam kërcyer me këngë të Remzie Osmanit, u...
Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombë...
Pas njoftimit të Trump për armëpushim, reagon Zelensky: Pres...
Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e V...
Vjedhja e votave, Daka: Asnjëherë s’ka ndodhë në përmasa të ...