Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një “ultimatum”, paralajmërimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç i cili la të kuptohej se nuk do të vijë në samitin e BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor.
Rama tha i bindur se Vuçic do të vijë në samit, pasi sipas tij nëse bën të kundërtën kjo do të ishte katastrofike për të dhe Serbinë.
“Unë nuk emocionohem nga asnjë lloj deklarate që bëjnë politikanët brenda apo jashtë vendit tonë për qëllime të politikës së tyre të brendshme. Serbia do jetë në samit dhe presidenti i serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të vijë në samit, jua them me bindje sepse e kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe atë vetë natyrisht”, tha Rama gjatë një konference për shtyp.
Labinoti: Edhe pse kam kërcyer me këngë të Remzie Osmanit, u...
Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombë...
Pas njoftimit të Trump për armëpushim, reagon Zelensky: Pres...
Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e V...
Vjedhja e votave, Daka: Asnjëherë s’ka ndodhë në përmasa të ...
Shpërthim i fuqishëm në një rafineri në Turqi