Ukraina dhe aleatët e saj thonë se sulmi i Rusisë në shkurt ishte një krim agresioni, i përcaktuar nga statuti i Kombeve të Bashkuara si përdorim i paligjshëm i forcës kundër një shteti tjetër.
Bashkimi Evropian tha të mërkurën se Moska duhet të mbajë përgjegjësi.
“Po propozojmë krijimin e një gjykate të specializuar të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimin e agresionit rus”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.
Gjykata Ndërkombëtare Penale tashmë po heton krimet e dyshuara ruse të luftës, përfshirë ndalimin arbitrar dhe vrasjen e civilëve, torturën, përdhunimin dhe sulmet ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës.
Por Rusia nuk e njeh gjykatën, thotë për Zërin e Amerikës avokati Frank Ledwidge.
“Gjykata Ndërkombëtare Penale përballet me një sërë problemesh juridiksioni, veçanërisht në lidhje me krimin e agresionit.”
Hapi i parë për ngritjen e një gjykate speciale do të ishte paraqitja e një rezolute në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“Rusia do t’i vërë veton dhe ndoshta edhe Kina dhe pastaj do të kalojë për votim në Asamblenë e Përgjithshme. Në votim ndoshta mund të marrin shumicën. Kështu që do të krijohet një gjykatë e posaçme me mbështetjen e OKB-së”, thotë Ledwidge.
Mbledhja e provave do të ishte komplekse dhe kërkon kohë.
“Ata duhet të gjejnë prova që lidhin Putinin me forcat e tij usharake, çka do të ishte shumë e lehtë. Për vartësit e Putinit të përfshirë në krimin e agresionit, do të duhet gjithashtu të sigurohen prova sekrete, dhe rrjedhimisht marrëveshje që provat të paraqiten në gjykatë, siç ndodhi në rastin e ish-Jugosllavisë”, thotë Frank Ledwidge, avokat dhe hetues i krimeve të luftës
Rusia këmbëngul se çdo gjykate për të hetuar ndërhyrjen e saj në Ukrainë do t’i mungonte legjitimiteti.
Ledwidge ndihmoi në mbledhjen e provave në ish-Jugosllavi për ndjekjen penale për krime kundër njerëzimit të ish-presidentit Slobodan Millosheviç në vitin 2001.
“Sigurisht, diktatori rus do të reagojë me përqeshje. Kështu verpoi edhe Millosheviçi. Buzëqeshjet u fshinë shpejt nga fytyra e Millosheviçit dhe bandës së tij dy vjet më vonë kur ra qeveria e tij dhe ai përfundoi në Hagë. A do të ndodhë e njëjta gjë me Putinin? Le të shohim”.
Viti 1945 ishte hera e fundit që u krijua një gjykatë për të hetuar krimin e agresionit, gjatë gjyqeve të Nurembergut në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Përkrahësit e krijimit të gjykatës së posaçme thonë se është jetike që Rusia të mbahet përgjegjëse.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...