Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, tha se Policia e Shtetit u ka kthyer përgjigje drejtuesve të organizatorëve të protestës së paralajmëruar të opozitës në 6 dhjetor, ditën kur do të zhvillohet edhe Samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Ai ka thënë se Bulevardi Dëshmorët e Kombit është brenda perimetrit të sigurisë së samitit.
“Pjesa tjetër e bulevardit, sheshi Skënderbej dhe çdo ambient tjetër, është e drejtë e tyre për të bërë njoftimin dhe të na thonë se ku do ta bëjnë”, tha Jaupi.
Bulevardi Dëshmorët e Kombit është brenda perimetrit të sigurisë së samitit dhe policia nuk ka miratuar kërkesën e opozitës për të zhvilluar protestën aty, por Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë konfirmuar se nuk kanë ndërmend të ndryshojnë vendin e mbledhjes.
Gjithashtu Jakupi ka bërë publike masat e marra nga policia për ditën e samitit.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave