Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu po qëndron sot për një vizitë zyrtare në Bullgari, me ftesë të presidentit Rumen Radev.
Presidenti bullgar e priti homologen kosovare me një ceremoni zyrtare para Katedrales së Shën Aleksandër Nevskit.
Të dy presidentët parakaluan me ndërime para Gardës së Nderit, kurse presidentja Osmani-Sadriu, vendosi kurorë lulesh pranë monumenti të Ushtarit të Panjohur, raporton BTA, transmeton RTKlive.
Pas ceremonisë së mirëseardhjes, presidentët Radev dhe Osmani-Sadriu, janë duke zhvilluar një takim kokë më kokë, e më pas do të ketë bisedë ndërmjet delegacioneve zyrtare.
Krerët e të dy shteteve do të diskutojnë çështjet e agjendës dypalëshe dhe rajonale, perspektivën evropiane të Kosovës dhe mënyrat për të nxitur bashkëpunimin në ekonomi, investime, energji, transport, turizëm, arsim, shkencë dhe kulturë./rtk
Zjarret në Argjentinë, qeveria shpall gjendje të jashtëzakon...
Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bor...
PDK mban sot konferencë për media
Rinumërimi i votave përfundon sot, 88% e vendvotimeve janë r...
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës