Katër shqiptarë sulmohen në veri të Mitrovicës, marrin trajtim mjekësor

12:24 | 29 Nëntor 2022
A Z

Katër shqiptarë janë sulmuar gjatë ditës së djeshme në veriun e Mtrovicës.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Car Llazar”.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës Veriore Besim Hoti.

Hoti tha se dy nga ta kanë marrë trajtim mjekësor.

“Katër nga të sulmuarit janë shqiptarë. Dy nga ta kanë pësuar lëndime trupore. Rasti është inicuar si “Lëndim i rëndë trupor” – tha Hoti.