Në Samitin e 38-të të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, që u mbajt në Stamboll, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan iu rikthye edhe njëherë çështjes së Ukrainës.
Lideri turk u shpreh optimist se janë të gjitha mundësitë që ende të arrihet një zgjidhje diplomatike mes dy vendeve, për t’i dhënë fund konfliktit të përgjakshëm që zgjat prej muajit shkurt.
Këtë optimizëm Erdogan e bazon te marrëveshjet e arritura gjatë kësaj kohe mes Rusisë dhe Ukrainës për hapjen e korridorit të grurit përmes Malit të Zi dhe shkëmbimit të robërve të luftës.
“Që nga dita e parë, ne kemi punuar për të ndalur luftën Rusi-Ukrainë dhe për të ndalur gjakderdhjen. Duke përfituar nga miqësia jonë e ngushtë me të dy liderët, ne afruam autoritetet ruse dhe ukrainase në vendin tonë për arsye të ndryshme. Hapja e korridorit të grurit përmes Detit të Zi dhe shkëmbimi i të burgosurve tregoi se një zgjidhje diplomatike është e mundur”, tha Erdogan./A2/
PSG – Chelsea, formacionet zyrtare
Real Madrid – Manchester City, publikohen formacionet ...
Spanja tërheq përgjithmonë ambasadorin nga Izraeli, thellohe...
AAK-ja mban nesër konferencë për media
Mbi 3.8 milionë euro dëm shtetit austriak, dënohen dy shqipt...
Real Madridi e konsideron Pochettinon për trajner, gjiganti ...