Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot nga ora 13:00 do të mbajë mbledhje, ku pritet të certifikojë kandidatët për kryetar të katër komunave për zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili njoftoi se kanë komunikuar me institucionet shtetëore për të verifikuar nëse kandidatët e paraqitur janë në pajtueshmëri me nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe nëse ndonjëri prej tyre është shpallur fajtor për vepra penale me vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit.
Deri më tash në KQZ janë dërguar 6 kërkesa për certifikim: Iniciativa Qytetare Mitrovica për Mitrovicë të Veriut, PDK për katër komunat, Partia Kosovskih Srba për Leposaviq, një kandidat i pavarur, VV për katër komunat, Iniciativa Qytetare Srpski Opstanak për Mitrovicë të Veriut./arbresh.info/
Zjarret në Argjentinë, qeveria shpall gjendje të jashtëzakon...
Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bor...
PDK mban sot konferencë për media
Rinumërimi i votave përfundon sot, 88% e vendvotimeve janë r...
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës