Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar familjen e dëshmorit, Husen Mulla në Shipshan të Tropojës.
Mehaj ka thënë se do të vlerësohet kontributi i secilit dëshmorë që ka dhënë jetën për lirinë e Kosovës.
“Kontributi i secilit dëshmor i cili ka dhënë jetën për lirinë e Kosovës do të vlerësohet dhe nderohet gjithmonë nga ana jonë. Ata dhe familjet e tyre do të jenë gjithmonë përkujtuesit më të mirë se si duhet të jetohet dhe vdiset për atëdhe”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Tutje Mehaj ka shtuar se Tropoja është vendi ku u rritën shumë trima si Husen Mulla.
“Tropoja është vend në gjirin e të cilit u formuan dhe u rriten shumë trima e idealist të kombit, i tillë ishte edhe dëshmori, Husen Mulla, i cili nuk mund të qëndronte i qetë përderisa gjysma e atdheut po sulmohej barbarisht. Ai u kyç në radhët e UÇK-së, luftoi me nder e krenari të madhe për lirinë tonë. Lavdia për të gjithë dëshmorët tanë, do të mbetet e përjetshme!”, ka thënë në fund ai./arbresh.info/
Konfirmohet nga Irani: Lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei ë...
Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtë...
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik
Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët n...
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...