Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar të shtunën se thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për profesionistët mjekësorë që jetojnë në mërgatë, së fundmi i është përgjigjur një mjek.
Bëhet fjalë për Fadil Ademaj, Kardiolog Invaziv, i cili për shumë vjet punon dhe vepron në Qendrën Klinike Universitare të Nurnbergut në Gjermani.
Ai ka vizituar ShSKUK-në, i shoqëruar nga zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha.
“Në takim me zëvendësministrin Berisha dhe u.d. drejtoreshën e përgjithshme të ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi, ku prezent ishin edhe drejtori i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK me mjekë të tjerë, është biseduar për bashkëpunimin dhe përkrahjen që do të bëjë për mjekët e Kosovës, Dr. Ademaj”, thuhet në komunikatën për media.
Gjithashtu, bëhet e ditur se Ademaj do të ndihmojë trajnimin e mjekëve kardiologë në QKUK, por edhe në Spitalin e Prizrenit, ku po punohet për hapjen e Shërbimit të Kardiologjisë Invazive.
“Po ashtu, mjekë nga Kosova do të shkojnë për trajnim në qendrën e specializuar në Gjermani, ku punon Dr. Fadil Ademaj”, thuhet tutje. /arbresh.info/
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...