Shifrat e publikuara nga Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe bëjnë të ditur se 11,241 shqiptarë braktisën vendin për të hyrë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar.
Shifrat zyrtare të publikuar të enjten nga Ministria e Brendshme Britanike i përkasin periudhës janar-shtator 2022.
Rritja e numrit të shqiptarëve që kanë zgjedhur këtë mënyrë për të shkelur tokën britanike, është shumë e madhe krahasuar me një vit më parë, kur u regjistruan vetëm 815 raste.
Sipas të dhënave, 33,029 persona hynë me gomone në ujërat britanike dhe 35% e numrit të tyre janë shqiptarë, të cilët më pas kanë kërkuar azil duke përdorur pretendime të ndryshme.
Afganët janë të dytët për numrin e hyrjeve në Britani me gomone, me 15% të rasteve.
Në listën me 20 shtete nga vijnë emigrantët, përveç Shqipërisë dhe Turqisë, nuk ka asnjë shtet tjetër evropian nga ku qytetarët vendosin të largohen, për të hyrë më pas me gomone në Britaninë e Madhe. /euronews.al/
Londrim Mekaj arrin 100 mijë ndjekës në Instagram
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...
Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun
Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidenti...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde
Kristjan Asllani asiston në ndeshje ndaj Goztepes