Deputeti suedez, Magnus Jakobsson, e ka kritikuar Bashkimin Evropian për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, Jakobsson tha se nuk e konsideron në rregull që lëvizja e lirë t’u mohohet 1.6 milion banorëve.
“Nuk është në rregull që 1.6 milion njerëzve t’u mohohen të njëjtat mundësi për të lëvizur si të gjithë të tjerëve në Ballkan. Ne duhet të inkurajojmë tregtinë dhe pajtimin në të gjithë Ballkanin”, tha deputeti suedez.
Sot, Presidenca e Bashkimit Evropian e cila mbahet nga Çekia njoftoi se është hequr nga rendi i ditës liberalizimi i vizave për Kosovën, shkaku i tensioneve në veri./arbresh.info/
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...
Vuçiq njofton tubim të madh pro-qeveritar në Beograd për Vid...
Ushtarët e KFOR-it realizojnë stërvitje për evakuim me helik...