Mehaj thotë se FSK-ja është e gatshme të ndërhyjë në situatat emergjente pas vërshimeve në vend
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të gatshme për situatat emergjente, pas të reshurave të dendura të shiut që përfshinë shumë qytete të vendit.
“Pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren. FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar Mehaj në Facebook./arbresh.info/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja